Asllani refuzon milionat e klubit anglez, dëshiron vetëm transferimin tek Interi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë Interit, ku shumë media italiane theksojnë se kjo do të jetë java vendimtare për të nënshkruar kontratën e tij me klubin zikaltër.

Interi ka mposhtur konkurrencën e Milanit për shërbimet e djaloshit shqiptar.

Asllani nuk ka zgjedhur Interin për shifra ekonomike, por pasi për të, Interi ka qenë ekipi i vetëm në mendjen e tij. Sipas “Calciomercato”, mesfushori i Empolit ka refuzuar gjithashtu edhe milionat e ekipit anglez të Newcastle. Taleni nga Shqipëria e ka të qartë se nuk do të largohet nga Italia dhe se në mendjen e tij është vetëm Interi. /h.ll/albeu.com


Shtuar 13.06.2022 09:18