Kristjan Asllani për herë të parë bashkohet me Shqipërinë dhe ditën e sotme ai ka dalë edhe në konferencë për shtyp.
“Jam shumë i lumtur, shpresojmë të bëjmë dy ndeshje të mira. Nuk e mendoja, por erdhi ftesa dhe dua të bëj mirë për ekipin”.
“Nuk na tremb Spanja, është bukur të luash ndaj këtyre skuadrave. Kanë qenë ditë të bukura dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Do jap maksimumin dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën”.
“Kampionati italian është shumë i vështirë dhe kur vjen këtu është pak më lehtë. Atje është një kampionat fizik”.
“Nuk e di më kë ngjaj, mund të thoni ju. Unë mendoj për fushën dhe të bëj mirë. Nuk kam një idhull”.
“Nuk e di a do luaj nga minuta e parë. E di trajneri. Jam i përqendruar te stërvitja. Shpresoj të vijnë sa më shumë tifozë”.
“Milani? Nuk i kam qejf zërat e merkatos, mendoj për Empolin. Kam 13 vite aty, shpresoj të rrimë në kategori. Është kënaqësi për mua të luaj me Empolin”.
“Mesazh për të rinjtë? Këmbët në tokë dhe shumë stërvitje, kaq mund të them”. /
h.ll/albeu.com