“Askush nuk është mbi ligjin”, Çuçi reagon pas dhunës babare që fisi Rrahja ushtroi mbi dy kushërinjtë: Policia do të çojë autorët para drejtësisë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar mbrëmjen e së premtes, për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në krujë, ku 10 anëtarë të fisit Rraja, kanë ushtruar dhunë barbare mbi dy kushurinjtë Maja, vetëm se pse këta të fundit ishin ankuar për guroren.

Në reagimin e tij Çuçi thekson se ata që kanë ushtruar dhunë do të marrin dënimin sipas ligjit dhe se askush nuk mund të dalë para ligjit.

Sipas tij çdo insiuatë tjetër është e papranushme, duke theksuar se Policia e Shtett po punon për çuarjen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë”, thekson Çuçi.

/AlbEu.com/


Shtuar 7.07.2023 20:34