Policia ka asgjësuar 894 bimë kanabis në Kukës, të cilat u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve.
Njoftimi i policisë:
DVP Kukës/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë qarkun, finalizohet faza e tretë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.
Procedohen penalisht kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor të këtyre dy fshatrave, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:
-në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 428 bimë narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Lekbibaj janë gjetur të kultivuara 288 bimë narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.