Një 59-vjeçar në Kavajë ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, raporton albeu.com.
Policia bën me dije se, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:50, ku 59-vjeçari është asfiksuar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin që kishte rënë në tokat e tij.
Njoftimi i policisë:
ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.