Kreu i qeveisë Edi Rama në fjalën e tij hapëse në Asamblenë e PS, deklaroi se sot Shqipëria nis një fillim të ri.
Ai tha se ndryshe nga 10 vite më parë Shqipëria ka bërë hapa shumë përpara, por ka ende shumë punë për tu bërë.
Siaps tij dy janë komponentët që e pohojnë këtë zhvillim, e para bumi turistik dhe e dyta drejtësia e re.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, ka plot arsye që e pohojnë këtë të vërtetë, por dy janë pohimet më të mëdha të saj. E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik, e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë në këtë periudhë progresi të vendit tonë. Të kuptohemi drejt që në fillim, ky ëhstë vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri, nuk ëhstë maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Rruga drejt asaj maje është ende përpjetë, sfidat janë edhe më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres, aq më shumë rritet nevoja për dije, fuqizim politike, instiucional, aftësi e shpejtësi vendimmarrëse. Kur kthejmë kokën pas kemi 1011 arsye për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po kto dete, male e lumenj e po ato hire të bukura, por nuk ishte një destinacion turstik euroia. Turistët më eurpianë ishin emigrantët shqiptarë dhe shqiptarët nga prishtina apo tetova. për të tjerët Shqiëpria ishte sinonim i prapambetjes”, tha Rama.