Asambleja e PS/ Rama flet për Bashkinë e Tiranës: Nuk mban më, do të na duhen të adresojmë menjëherë emergjencën për drejtimin

Ditën e sotme, po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve Asambleja e Partisë Socialiste, ku anëtarët e mbledhur po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama.

Kreu i qeverisë, u shpeh se duhet menjëherë të adresohet emergjenca për drejtimin e Bashkisë Tiranë, e cila është pa kryetar pas arrestimit të Erion Veliajt.

Do të na duhen të adresojmë menjëherë këtu edhe emergjencën për drejtimin e Tiranës, nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë, atë që besoj dhe ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me to”, tha ai.

Më tej, ai tha se PS nuk e ka bërë kurrë dhe nuk do ndërhyjë në punët e drejtësisë.

Rama: Sot shiu ka punë tonë, se po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE. E nderuar Asamble Kombëtare, jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4-vjetarit tonë më sfidues, për të çelur kapitullin e mandatin tonë të katërt, i cili nis zyrtarisht pak ditësh me betimin e Kuvendit.

Do të na duhen të adresojmë menjëherë këtu edhe emergjencën për drejtimin e Tiranës, nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë, atë që besoj dhe ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me to.

Ne PS, nuk kemi hyrë në asnjë radhe dhe për asnjë rast aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj, nuk e kemi bërë dhe nuk e bëjmë asnjëherë avokatin e kujto të kësaj familje që hetohet dhe ndalohet nga drejtësia dhe kur nuk do duket drejtë.

Nuk do të kemi asnjw pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me Reformën dhe mbi të gjitha, me tërheqjen historike të pushtetit nga Gjyqësori.

Përmes Reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivi, nga ccdo proces. I kemi lënë Gjyqësorit t’i qeverisë vetë punë e veta, përmes organeve të parashikuar nga Reforma në Drejtësi


Shtuar 11.09.2025 11:21