Asambleja e PS në 2 shtator, Bushati: Balla dhe Spiropali kanë bërë punë madhore, e meritojnë vlerësimin

Kryetari i PS-së në Tiranë Ervin Bushati në një lidhje Skype për Fax Neës foli rreth situatës brenda Partisë Socialiste, të cilët pritet të nxjerrin nga momenti në moment emrat e qeverisë së re.

Ai u shpreh se PS e ka marrë shumë seriozisht rivlerësimin e figurave dhe do të vendos në postet kyçe njerëz me integritet.

Të lidhura

None found

Për Bushatin, Balla dhe Spiropali kanë bërë punë cilësore dhe ja vlen të vlerësohen.

“Përgjegjshmëria është e trefishtë, para hapjes së sezonit do të ketë një mbledhje. PS në këtë fazë të jetës së saj politike e ka marrë me shumë seriozitet mandatin sepse qytetarët presin shumë nga ne.

Rama ka të drejtë të zgjedhë ekipin më të mirë, dhe në takimin me deputetët ku u komnfirmuan dy emra të cilët e bëjnë shumë mirë punën është kryetari i grupit Taulant Balla në aspektin legjislativ dhe ministrja Spiropali.

Mendoj se në vijim do të ketë emra të tjerë, është një sinkron më i madh politik sesa thjesht qeveria, për Kuvendin, PS ka qenë e hapur për bashkëpunime edhe me PD.

Vendimarrja është shumë me e gjerë sesa balancimi i potencialit të vetë partisë, do të ketë edhe propozime për emrin e Presidentit. Nuk është një moment ku mbaron dialogu politik, pasi as sfida me Covid nuk ka mbaruar.

Të keqen më të madhe e kemi lëne pas por kemi sfida të reja përpara. Pandemia nuk është teatër apo lojë politike, ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve, shteti duhet të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.

Që në 2019 jemi në një fushatë të vazhdueshm që ekipi i PS të jetë në lartësinë e duhur, mendoj se opozita nuk solli programin e duhur për të fituar besimin e elektoralit. Misioni ynë për përmirsimin e vendit vazhdon dhe padyshim që PS-ja ka ofertën më të mirë politike në vend”, u shpreh Bushati./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 15:22