As certifikatë vaksinimi e as test Covidi, Mali i Zi heq të gjithë masat për udhëtarët shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend.

Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid-19.

Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/harta/

 


Shtuar 11.03.2022 15:03