Artan Hoxha tregon se ku “fle lepuri”: Problemi nuk qëndron te kanabisi mjekësor

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se problemi nuk qëndron te legalizimi I kanabisit mjekësor.

I ftuar në “Log.” në Abc, ai ka komentuar rreth deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Hoxha tha se legalizimi i kanabisit mjekësor nuk ka asgjë të keqe, por frika është diku tjetër.

Sipas Hoxhës sa herë flitet për leghalizim të kanabisit mjekësor në Shqipëri, rritet prodhimi i kanabisit rekreativ.

“Mënyra se si do të prodhohet është e industrializuar. Ky mjekësori është si puna e gurit në ujë. Shqipëria ka një ligj, në bazë të këtij ligji Ambasada britanike ndërhyri në Komunën e Shkrelit dhe solli farën mjekësore, të Kërpit, që e ka THC-në shumë të ulët. Kanabisi mjekësor e ka THC-në minimale. Ajo që kultivohej në Shqipëri para gorrilës ishte 14%, ndërkohë që vetë “gorilla” e kishte 25%. Çfarë ndodhi me Shkrelin, ata morën 330 mijë dollarë për dëmin që pësuan, pasi edhe u7a preu policia edhe i futën në burg. Ata thoshin që i kemi brenda parametra, ku i kapi prokuroria, ajo thoshte se e tejkaloni THC-në. Ne e kishim 2.1% ajo e kishte 2.4%. Rama në vitin 2020 në 9 maj në krah të ambasadorit të BE tha se kemi bërë gati të gjithë praktikën për ta çuar në parlament, dhe brenda kësaj legjislature do të kalojmë në parlament ligjin për kanabisin. Ku e kam frikën unë? Sa herë ne flasim për legalizimin e kanabisit mjekësor çuditërisht kjo situatë na është përkthyer në rritje të kanabisit rekreativ në kodrat dhe malet e Shqipërisë. Pra kur kryeministri thotë do të legalizojmë, ata fillojnë e mbjellin dhe thonë më duket se këtë herë do të na lënë”, tha Hoxha./albeu.com/