Artan Hoxha: Kallashi, “pandemia” e vërtetë që po u merr jetën shqiptarëve

Mbrëmjen e djeshme në vend janë regjistruar dy vrasje me armë zjarri. Në Vlorë u ekzekutua me kallashnikov Shkëlzen Velaj pranë shtëpisë së tij. Pak minuta më vonë, edhe në Lushnjë ndodhi një vrasje, ku pas një sherri në lokal, u vra Rako Qorri dhe mbeti i plagosur i biri Klejdi Qorri.

Për këto ngjarje të mbrëmjes së kaluar dhe ekzekutimet e tjera të ndodhur gjatë javëve të kaluara, ka reaguar gazetari investigative Artan Hoxha.

Hoxha shkruna në Facebook se, pandemia e vërtetë e shqiptarëve është kallashi, që nuk luftohet duke pritur vaksina në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hëngshin”, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

“AK-47 “pandemia” e vertete qe po merr jetet e shqiptareve….

Kjo “kolere” po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve…

Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hengshin”…

Komandant, si shume me “vrull” ka nisur ky mandati i trete???!!!!

Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetem popullit, por edhe AK-47 vet per rendimentin e larte te vdekshmerise….”, shkruan Hoxha./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 10:10