Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e regjistruara nga kamera në zyrën e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë mënyrën reale se si ka funksionuar një strukturë e errët pushteti.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha theksoi se ajo që më parë ishte artikuluar si akuzë politike, tashmë është vërtetuar me prova konkrete. Ai theksoi se autoritetet dhe publiku kanë parë vetëm një pjesë minimale të materialeve të sekuestruara.
“Ata nuk i kanë dashur të dhënat nga kureshtja për jetën e dikujt. I kanë dashur për të bërë pikërisht atë që kanë bërë.’ Sipas tij, patronazhimi nuk ka nisur në vitin 2013, por në momentin kur u ndërtua infrastruktura e e-Albania-s. ‘Patronazhimi filloi kur nisi e-Albania, kur u morën të dhënat e rrogës, të shëndetit, të lidhjeve telefonike. Nuk ngeli gjë pa u referuar aty.’ Në këtë kontekst, ai përmendi edhe problematikat e rënda me mbivendosjet e pronave pas kalimit të të dhënave të kadastrës në sistemin elektronik. ‘Kush kishte akses të fuste hundët atje? Pikërisht këta.
Pavarësisht çfarë thuhet lart e poshtë, po të mos ishte kamera e Gys Agasit, ne nuk do ta shikonim çfarë ndodhte atje brenda. Pra, ajo kamerë na ka bërë një shërbim shumë të madh. Atë ta kishim porositur për ta futur atje dhe ata s’do ta lejonin. Jo që e kishin vetë, dhe unë po them është hapur vetëm një folder.
Është hapur, janë hapur shumë foldera, por një na kanë treguar neve. Pra, po të mos ishte ajo kamerë, çfarë do të ndodhte? Po të mos ishte ai koleksioni, çfarë do të ndodhte? Pra, ai na ka dhënë një, një volum kaq të madh elementësh, detajesh, provash, që na ka bërë çdo gjë që është artikuluar deri tani, na e ka bërë, na e ka vërtetuar. Dhe na ka treguar se deri ku është i kapur ky, ëh, ky pushtet dhe ky sistem.
Pra, që ti të kesh në zyrë gjithë kohës drejtoreshën më jetëgjatë të kryeministrit Rama, pra ka qenë nga 2013-ta, sa ç’ka Rama ka dhe zonja Karçanaj. Ti ta kesh aty nën kontroll, të kesh atë që quhet arritja më e madhe e Ramës, qeveria virtuale, pa të kesh informacion për çdo gjë që ndodh në këtë vend. Dhe për më tepër, e di çfarë kanë bërë ata me…
Diella në këtë rast ka ikur. Unë po them, a di çfarë ka ndodhur aty? Ore në momentin kur të dhënat e kadastrës kaluan në e-Albania, a di çfarë probleme ka ndodhur me mbivendosjet? Po kush i bënte mbivendosjet? Kush kishte akses të fuste hundët atje?
Pikërisht këta, se për çfarë e donin këtë? Për këtë gjë pra e kanë dashur. Ata nuk e kanë dashur të dhënat se ishin kuriozë për jetën e X-it apo Y-it. Ata i kanë dashur të dhënat për të bërë pikërisht atë që kanë bërë. Dhe mos harro, kur filloi patronazhimi? Në 2013-ën? Jo. Patronazhimi filloi kur nisi e-Albania, ku u mor dhe të dhënat të rrogës, të gjakut, të operacioneve që kemi bërë, të gjithë lidhjeve të numrave të telefonit. Pra nuk ngeli gjë pa u referuar aty. Dhe nga ai moment patronazhistët u bënë kaq të fuqishëm, dhe me kaq impakt dhe me kaq ndikim.
Them dhe njëherë te pjesa e pyetjes që bëre ti, problemi me, me, domethënë, ky rast është kaq i madhe ëh, si të them, ajo që ka shpërthyer, pra, plaga që ka shpërthyer atje dhe qelbi që ka shpërthyer, sa nuk kanë ç’t’i bëjnë mediat, nuk kanë mundësi që të mbulojnë një gjë që s’ka diell dhe hënë që të mbulohet. Dhe thashë dhe njëherë, është vetëm, ne kemi parë deri tani vetëm një vendim gjykate për masën e sigurimit. Kaq. Pra, nuk është dosja.
Është vendim për masën e sigurisë. Si të them unë është gjëja më e vogël në të gjithë atë histori. Pra, ne nuk e dimë akoma me saktësi çfarë ka ndodhur aty brenda. Sigurisht ne e dimë çfarë ka ndodhur nga jashtë, flas për vete, por çfarë kanë kapur këta atje brenda, me saktësi ende se ne nuk e kemi parë.
Por sot është provuar ajo që të paktën, nuk po them te mediat e tjera, kam kohë që e them, që kemi të bëjmë me një strukturë që punon në këtë formë, që organizohet në këtë formë. Prandaj është kaq i rëndësishëm ky Ergys Agasi, se ai s’është një gangster, është një njeri që rrinte me pistoletë në brez. Pra nuk ishte ky niveli i Gys Agasit. Ergys Agasi u bë i fuqishëm dhe unë mendoj që ne duhet ta përdorim si indicie Ergys Agasin për të shkuar tek i madhi.
Ergys Agasi pa hyqymetin, pra, pa lejen e të madhit do ishte askushi. Pa lejen e kryeministrit, ai u bë i rëndësishëm sepse ishte kontakti direkt i kryeministrit.
Pra, nëse kishe një hall që nuk shkoje dot te kryeministri, po të shkoje te Gysi dhe Gysi ta mbaronte punën. Dhe kjo linjë, ëh, kjo fuqi e bëri atë të ishte një njeri me kaq ndikim dhe kaq i rëndësishëm. Në pamjen e parë, ajo që tha avokati i tij, ‘Ore ai s’ka konkurruar për asnjë tender’, tha, ‘s’ka garuar’. Po është e vërtetë, se ai s’hynte te tenderi, s’kishte pse të hynte.
Dhe detyra e tij nuk ishte që të hynte te tenderi. Po ai ishte njeriu që bënte lidhjen mes atij që do fitonte tenderin dhe atij që do t’ia jepte tenderin. Dhe pastaj bënte atë xhirimin e parave se si ato kalonin nëpërmjet atij rrjeti labirinth që të humbnin gjurmën. Pra, në vetvete ne aty kemi parë, në qoftë se, mos gaboj, zëvendës, ish-zëvendëskryeministri Petrit Meta e quajti ëh, oborri, kopshti personal.
Bahçe po them unë në term më, personal. Pra, Gys Agasi me atë që ka bërë na ka dhënë të gjitha provat që aty vërtetë është kopshti personal. Pra, në qoftë se te këto të tjerat edhe mund të mendohej ajo se kërkonte pak stil, aty s’kishte nevojë, zgjaste dorën, merrte çfarë donte dhe bënte çfarë donte. Sot ne ndodhemi para këtij fakti të kryer.
Pra, pa dashur na ka ardhur në dorë një gjë kaq e madhe, sa edhe ta kërkonin me qiri, domethënë e kishin vështirë ta gjenin. Na e kanë dhënë pa dashur këtë gjë. Këto videot janë kapur, pra provat janë kapur që në qershor, kemi folur herë tjetër. Pra në operacionin për sepse edhe zyra ku kanë shkuar ata, kompania, në Bllok. Ajo është EA Tabako. Pra Ergys Agasi Tabako. Kanë shkuar për fabrikën e cigareve në Librazhd.
Pra, kjo histori ka filluar në kontrollin e datës 18 dhe 19 qershor. Që aty u kontrollua shumë pak nga objektet që ai kishte. Pra, banesa ku ai jetonte, tek ajo rezidenca mbas qendrës tregtare që ndodhet në Teg, pra nuk u kontrollua në atë kohë.
Ai e boshatisi, e braktisi atë mbrapa, largoi gjithë çfarë kishte, ajo nuk u kontrollua. U kontrollua vetëm zyrat që kishte tek ish-Panto Resort, ambienti që ka patur në Durrës, banesa në Durrës dhe lokali në, në bllok, ose zyra në bllok. Pra, vetëm kaq u kontrolluan. Nuk pati mundësi që do të ndodhte kjo gjë tjetër. Kanë patur siguri që do ta mbyllnin këtë histori, sepse në ato, po e ke parë, edhe në ato pak rreshta që na kanë lënë ne të shohim, pra, edhe aty flitet që ai ka mbështetje dhe ai ka ndikim edhe në Prokurorinë e Posaçme. Prandaj kjo gjë mbase e ka lënë atë më… të qetë. Më, si të them, i ka dhënë pak më shumë siguri që mund t’ia hidhte. Por ai ka harruar një diçka tjetër, që besoj ka qenë determinuese. Personat që kanë folur për të nuk kanë folur vetëm për autoritetet shqiptare.
Pra, kanë folur për autoritetet gjermane, për autoritetet britanike, për autoritetet zvicerane. Pra, gjurmët janë lënë shumë nga jashtë dhe brenda, s’kishin çfarë t’i bënin më. I dhanë kohë sa mundën, por më shumë nuk mund t’ia jepnin dot më. Janë disa, për shembull, edhe, edhe masa e sigurisë, vendimi i SPAK-ut ka shkuar në datën 8. Ka ndenjur një javë në gjykatë, në datën 15 është bërë veprimi. Pra dhe operacioni është bërë shpejt pastaj, brenda një dite. Por si kohë ka ndenjur. Mbase gjyqtarit s’i është dashur të shkruajë vendimin, se është vendim shumë i gjatë, plot 260 faqe për masën e sigurisë, por ka ndenjur një javë aty.
Pra gjatë asaj jave… ose ka pasur frikë… ka lëvizur shumë gjëra. E lehtë s’është se thashë, është një çështje shumë e madhe, është një çështje që edhe vetë zotëria që ka bërë regjistrimet sot nuk e mban mend me saktësi se deri ku ka regjistruar dhe çfarë ka regjistruar. Por ato pamje që dolën, unë do doja për shembull të mos dilnin ato fotot, sepse ato kanë, kanë vënë në alarm çdo njeri që ka qenë brenda në atë zyrë. Dhe çdo njeri që ka qenë brenda atje do ndërrojë orën, xhupin, bluzën, kanatieren, ku di unë çfarë ka pasur aty. Aty nuk janë vetëm biseda. Prandaj po them që kushdo që i ka parë ambientet e asaj zyre është kujtuar që ka qenë atje brenda. Jo që merret kryesisht, heton thellësisht”, tha Artan Hoxha.
