Artan Grubi: Ligji për ndryshimin e gjinisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë

Ditën e sotme, ligji për librat amë, me anë të të cilit parashikohej që vetëm përmes një deklarate noteriale të ndryshohej gjinia në dokumente, duhet të ishte përpara deputetëve për shqyrtim.

Por duket se sot nuk do të diskutohet fare për këtë projektligj, pasi nuk është fare në rendin e ditës të punimeve.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21, i cili tha se votimi i këtij ligji është shtyrë.

“Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do të thotë është shtyrë”, tha Grubi.


Shtuar 22.03.2022 10:31