Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të tjera që nuk i keni menduar. Shihni arsyet kryesore që shkaktojnë tensione në marrëdhëniet e vëllezërve…
Konkurrenca: Edhe në këtë lloj marrëdhënieje ka konkurrencë, veçanërisht nëse fëmijët tuaj janë të afërt në moshë. Kështu që sigurohuni me sjelljen tuaj që të mos e përforconi atë dhe mbani një distancë të barabartë nga të dyja.
Kërkimi i vëmendjes: Çdo fëmijë dëshiron ekskluzivisht dashurinë dhe vëmendjen e prindërve. Kështu ai bën gjithçka për ta siguruar atë, gjë që nuk i pëlqen vëllait të tij të vogël dhe lindin tensione.
Vetëqëndrimi: Është e vështirë për çdo fëmijë të japë ose të ndajë gjërat e veta, edhe nëse është vëllai ose motra e tij. Idealisht, ai dëshiron gjithçka për të dhe mund të dorëzohet vetëm nëse kërkohet në një mënyrë të pranueshme për të. Përndryshe, dhe veçanërisht nëse vëllai ose motra përpiqet të marrë atë që dëshiron me forcë, gjërat përfundojnë në zënkë.
Krahasimi: Krahasimi mes fëmijëve është një mënyrë e gabuar prindërimi, e lëre më mes vëllezërve dhe motrave. /albeu.com