Shumica e njerëzve, sapo përdorin limonët në gatim, i hedhin në koshin e mbeturinave.
Megjithatë, në realitet, lëkurat e mbetura janë shumë më të dobishme sesa mund të mendoni. Një arsye që do t’ju bëjë të mos i hidhni më, sidomos tani në verë, është kjo e mëposhtmja.
Me lëvozhgën e limonit ju mund të mbani në masë të madhe mizat, milingonat dhe insektet e tjera jashtë shtëpisë tuaj. Mbushni disa thasë me lëvozhgat dhe lërini jashtë dritareve dhe dyerve të shtëpisë.
Shumë insekte si mizat, buburrecat dhe milingonat e urrejnë aromën e agrumeve dhe qëndrojnë larg saj.
Është karakteristikë se në shumë tekste historike të lashtësisë përmendet se në atë kohë përdornin limonin për t’i bërë shtëpitë dhe garderobat e tyre të nuhasin mirë dhe njëkohësisht për të mbrojtur rrobat nga tenja dhe insektet e tjera.