Kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me departamentin e Arsimit të lartë në PD, Berisha deklaroi se Rama me një urdhër prej injoranti ndaloi doktoraturat në universitete.
Sipas Berishës, në 8 vite, në Shqipëri është përgjysmuar numri i studentëve ndërsa është larguar 26% e popullsisë.
Berisha: Sot arsimi në Shqipëri, përjeton në një mënyrë pothuaj me shpejtësi të pabesueshme një rrënim krejtësisht të diktuar nga politika fund e krye e dëmshme dhe shkatërruese.
Këtu në 8 vite është larguar mbi 26% e popullsisë, janë mbyllur me qindra shkolla, këtu është përgjysmuar numri i studentëve. Mijëra intelektualë të diplomuar. Në 8 vite, njëlloj si në diktaturë, ndalojnë kohën ose ngadalësojnë kohën. Gjatë viteve të diktaturës, pothuajse çdo gazetar që vinte në Shqipëri fillonte shkrimin e tij me vendin e kohës së ndaluar.
Po të marrësh treguesit tek ne, ne jemi më shumë se të ndaluar. Ne i kemi rrënuar këto tregues me politika qeveritare. Ju jeni dëshmitarë se si kjo qeveri konfiskoi lirinë akademike përmes komisarëve dhe bordeve qeveritare. Se si ky njeri i cili me mburrje thotë se nuk kam asnjë master dhe doktoraturë, ndaloi me një urdhër prej injoranti, prej hakmarrësi doktoraturat ne universitetet publike. Njeriu që një vendim të tillë e merr vetëm ai që nuk ka “abc-në” e kërkimit shkencor. Një njeri i cili e shteroi tërësisht fondin për shkencën. Centralizoi më shumë se sa në diktaturë. Ka qenë kërkimi shkencor më i decentralizuar se sot./albeu.com