Arsenal armësh dhe lëndë narkotike, arrestohet 59-vjeçari, dyshohet se i ka trafikuar me qëllim shitjen në Shijak

Një arsenal armësh dhe lëndë narkotike, janë sekuestruar nga policia në Shijak, ndërsa një 59-vjeçar ka rënë në pranga, i dyshuar për trafikim armësh dhe shpërndarje droge.

Zbulimi i armëve dhe arrestimi i 59-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “River”.

Të lidhura

None found

Shtetasi i arrestuar Sh. V., 59-vjeç, banues në Shijak dyshohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë; 3 armë gjahu; municion luftarak i kalibrave të ndryshëm dhe pjesë armësh; 3 palë dylbi (një prej tyre për armë), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika); 24 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 59-vjeçari i trafikonte armët me qëllim shitjen në zonën e Shijakut.

Njoftimi:

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.

Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari që i posedonte në banesë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”.

Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
-24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 1.04.2026 08:53