Arrestohet shqiptari në Francë, policia i gjen “të bardhë” në makinë

Një shqiptar është arrestuar në Francë, pasi u kap me 2.3 kg kokainë.

Mediat franceze bëjnë me dije se arrestimi i shqiptarit erdhi pasi policia kishte kryer përgjime që sinjalizonin lëndën narkotike.

42-vjeçari u arrestua pranë Gerzatit, ku policia zbuloi sasinë e drogës të fshehur në makinën e tij.

Shqiptari është dërguar në paraburgim, në pritje të një vendimi të gjykatës. /albeu.com

 


Shtuar 15.01.2023 21:21