Një shqiptar është arrestuar nga polivcia greke në isullin e Mykonos. Sipas mediave greke ai cilësohej mjaft i rrezikshëm, dhe ishte shpallur ën kërkim pasi konsiderohej si “koka” e një grupi grabitësish.
Mediat greke shkruajnë se kreu i bandës ishte arratisur në vitin 2018 me 9 të burgosur të tjerë. Së bashku tre bashkatdhetarë, në harkun kohor 16-22 korrik, kishin hyrë në 5 vila në Mykonos
Në vjedhjen e tyre të fundit në një vilë luksoze në zonën e Kalafatis, përveç parave dhe bizhuterive, ata kishin marrë edhe një palë kufje me valë, të cilat i kanë “tradhtuar”.
Kjo sepse pronari i tyre amerikan, përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar gjurmët e tyre. Kështu, një grup efektivësh policie lokalizuan 4 hajdutët shqiptarë dhe më pas i kanë vendosur në pranga.