Policia e Tiranës njofton arrestimin e shoferit “vrasës” mori para me makinë 5 kalimtarë në Tiranë dhe u largua nga vendngjarja.
Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.
Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.