Një punonjëse e Forcave Operacionale është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Ajo akuzohet për vjedhje të banesave dhe të një automjeti.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se vjedhjet ajo i ka kryer në Kosovë dhe janë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Makinës së vjedhur i kishin hequr targat dhe ia kishin zëvendësuar për të ardhur në Shqipëri. Arrestimi i saj është bërë në Kosovë.
Çëshjta u referua në policinë shqiptare nga policia e Kosovës.