Arrestohet pas 9 vitesh Roland Beqiraj, i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se u përfshi në një pengmarrje në vitin 2014.
Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, paraqitur në gjykatën e ekstradimeve në Londër. Ndaj 30-vjeçarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.
Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve, por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.
Në fletë-arrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”.
Procesi ekstradimit ndaj tij do të vijojë në 02/10/2023 ora 10:00, nga ku gjykatësi DJ Griffiths, do të lexojë vendimin për këtë kërkesë ekstradimi nga shteti shqiptar. Deri në këtë datë Roland Beqiraj do të qëndrojë i lirë me kusht pasi të afërmit kanë vendosur një garanci pasurore prej 5.000 sterlinash.
Atij i është marrë pasaporta shqiptare dhe çdo të hënë i duhet të paraqitet në stacionin policor në Colindale të Londrës./ TCH