Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku, u kap me disa persona në një lokal

Këtë të premte, aksioni i zhvilluar nga forcat speciale RENEA dhe Policia e Shetit, ka çuar në pranga Xhevdet Plakun, i njohur ndryshe me nofkën “Akili”.

Plaku është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i njohur për arratisjen e tij nga burgu në janar të këtij viti.

Pas arratisjes, Xhevdet Plaku besohej se fshihej në Durrës.

Gjithashtu, ai ka qenë shënjestër e një antentati që më pas mbeti në tentativë.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë.

Po ashtu, janë gjetur armë zjarri pa leje./Oranews


Shtuar 23.05.2025 10:04