Policia dhe forcat speciale RENEA, kanë kryer sot shoqërimin e Safet Bajrit njeriut të përmendur, për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë trodnitur Shkodrën.
Mësohet se Bajri do të shoqërohet për në ambientet e policisë së Tiranës, ku dhe do të merret në pytetje për dyshimet e prokurorëve.
Dy ditë më parë, forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit, ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.
Mbrojtja nuk konfirmon t`u jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi.
Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie.