Falë operacionit të përbashkët mes policisë së Tiranës dhe Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër, është vënë në pranga ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi.
Falë këtij bashkëpunimi, është finalizuar aksioni për arrestimin e Taçit dhe ish- bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.
Akuza që rëndon ndaj Taçit, është për mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim.
Që nga mbrëmja e djeshme, policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër, ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi, që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës, ç’ka është shkelje e paprecedent.
Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.