Policia e Tiranës ka realizuar operacionin e koduar “Spot” dhe ka vënë në pranga një 20 vjeçar.
Adoleshenti është autor i dyshuar i vjedhjes së 7 monopatinave.
“Si rezultat i operacionit “Stop”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/Albeu.com/