Arrestohet bashkëpunëtori i 12-të i vrasjes së 19-vjeçarit grek, sot para drejtësisë i riu shqiptar

Vrasja e 19-vjeçari grek vazhdon të jetë në titujt kryesorë të lajmeve në Greqi dhe ka ngritur në këmbë autoritetet. Sot është bërë i mundur arrestimi personit të 12-të të përfshirë në sulmin e ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për një të ri grek, 22-vjeç i lindur në Selanik që natën e sulmit ishte drejtuesi i automjetit Volsvagen Polo ku po udhëtonin disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim.

Ndërkohë po sot përfundon marrja në pyetje për 11 të arrestuarit e deritanishëm. Hetuesit do të përpiqen të zbërthejnë 20-vjeçarin shqiptar Rogers Demirazi i cili u vetëdorëzua në Korçë pak ditë më parë dhe më pas shkoi me vullnetin e tij në duart e autoriteteve greke.

I akuzuari me origjinë shqiptare do të dalë para hetuesve në orën 13:00. Përmes avokatit ai e ka mohuar përfshirjen e tij në krim duke deklaruar se i vjen keq për vdekjen e Alkis.

I dyshuari ishte arratisur në Shqipëri menjëherë pas vrasjes. Pasi u vetë-dorëzua në Policinë e Korçës ai u dërgua në stacionin kufitar të Krystallopigisë, ku u prit nga policia greke, i shoqëruar nga inspektori i përgjithshëm i policisë greke të Greqisë, gjenerallejtënant Konstantinos Skoumas./albeu.com

 


Shtuar 14.02.2022 09:51