Arrestohet 20-vjeçari që torturonte qenin

Arrestohet shtetasi Mstafa Idrizi, 20 vjecari i cili ka keqtrajtuar një qen duke e lidhur atë me litar duke e ngritur në ajër.

Video është publikuar tek emisioni “Piranjat” ku dhe policia mori shakak për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 6.06.2022 19:49