Një 49-vjeçar shqiptar dhe një 45-vjeçar rumun kanë rënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohen për vjedhjen e disa bankomateve.
Nga hetimet rezultoi se ata përmes mashtrimit dhe një mekanizmi nëpër bankomatet e qytetit të Stresit dhe të Bavenos arritën të vidhnin rreth 4 mijë euro.
Qytetarët pasi tentonin të merrnin para në bankomate, kryesisht në fundjavë, paratë nuk dilnin dhe përmes një mekanizmi merreshin më pas nga dy hajdutët.
Policia nisi hetimet në gusht të viti të kaluar, kur disa qytetarë raportuan se bankomatet nuk punonin.
Shqiptari dhe rumuni kishin përdorur një pajisje të posaçme të vendosur në brendësi të mbajtësit të kartëmonedhave, ku arrihej të bllokonin daljen e parave të gatshme të cilat mbeteshin brenda në pajisjen e instaluar me mashtrim. /albeu.com