Arrestohen 3 adoleshentë në Kamzë, vidhnin naftë nga makinat e parkuara

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 adoleshentë dhe ka nisur procedimin penal për një të mitur.

Personat e arrestuar akuzohen për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë u bë arrestimi i shtetasve E. B., 20 vjeç, J. V., 20 vjeç dhe A. V., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, të katërt banues në Kamzë, pasi kanë vjedhur sasi nafte, në 2 automjete në pronësi të një subjekti privat.

Pas verifikimeve të kryera për këtë rast, ka rezultuar se shtetasi E. B. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 26.01.2023 16:22