Mbrëmjen e djeshme dy shqiptarë të moshës 26 dhe 54 vjeç janë arrestuar nga policia me akuzën e trafikut të drogës.
Media italiane ka reportuar se gjatë ndalimit dy shqiptarë ju sekuestruan 10 kilogram kokainë dhe 18 mijë euro cash.
Mediat raportojnë gjithashtu se baza e trafikimit të lëndës narkotike ishte një garazh në zonën Aurelio Val Cannuta.
Dy shqiptarët u kapën teksa vinin nga Austria me ngarkesën e drogës e cila u sekuestrua nga efektivët.