Arrestimi i Veliajt, Kalaja: Nuk e fsheh se u kënaqa pafund!

Avokatja Adriana Kalaja, një nga protestueset e përhershme të Partisë Demokratike ndaj Erion Veliajt, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nuk e fshehu gëzimin për arrsetimin e kryebashkiakut.

“Nuk kam kompleks të them se u kënaqa pafund, ishte e vonuar por më mirë vonë se kurrë.

Çdo hetim i bazuar në fakte dhe prova është i mirëpritur. Ne nuk jemi kundër SPAK, por kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që bëhen pjesë e manipulimit të dosjeve, të përgatitjeve të dosjeve fake, si një armë të pushtetit kundër opozitës. Do të shikoni edhe një plan të qartë të opozitës dhe PD për ti kthyer shtetin ligjor të së drejtës.

Fitorja është e sigurtë, më besoni, sepse situate jo vetëm se si po drejtohet ky vend në mandatin e tretë, por kemi një program të qartë në favor të çdo qytetari. Çdo qytetar, duhet të ketë parasysh, se çdo shtet në të gjithë nivelin botëror, kanë patur probleme serioze, por situatën në një vend që presupozohet se jemi në vend demokratik dhe pluralizëm, me rënie drastike të drejtësisë nuk e ka kaluar asnjë vend i Evropës dhe rajonit.

Është i mirëpritur çdo veprim i SPAK, jo për luftë shtrigash dhe luftë të brendshme brenda PS, apo për të sulmuar liderët e opozitës.

Më ngacmoi pak prononcimi i zonjës Xama, për të cilën kam konsideratë të jashtëzakonshme, e përgëzoj zonjën Xama, por po bëj pak edhe ndarjen, sepse kur denoncon një grua, kemi edhe kusure mbi kurriz dhe kemi përballë njerëz pa skrupuj. Më pëlqeu shumë dy detaje. Në dhjetor 2022, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK Veliajn, për garën që ishte paracaktuar fituesi dhe me 21 dhjetor 2022, u njoftua që do të nisnin punimet për Teatrin. Tenderi 19 milionë euro pa tvsh i është dhënë Agi Konsi, kompania e zotit Sula.

Gentian Sula, fiton tender 19 milionë euro, nëse shikoni parametrat thuhet vetëm për fillim punimesh, nuk kemi asnjë të dhënë për fazën e punimeve dhe kërkuam projekt teknik, SPAK regjistroi kallëzimin tonë ndaj Veliajt, Gentian Sulës dhe punonjësve të Bashkisë. Kemi çuar të dhënat në SPAK dhe në Strasburg. Kemi thënë që jemi edhe përpara rastet ku vijon agravimi i veprave penale, për të cilat SPAK duhet të merrte masën e pezullimit të punimeve, që e kemi kërkuar 41 herë dhe do të shkojmë nesër për të kërkuar 42 herë.

Përveçse Agi Kons, Gentian Sula mori 19 milionë euro, punimet te teatri janë bërë nga bashkia, ku shkuan paratë? Punimet bëhen sërish me lekët tona.

Ndërkohë parkimi ngjitur me sheshin e Teatrit, si duket për kaparin e Çim Fushës, me 9 maj 2023, i jepet me kontratë porosie Shkëlqim Fushës dhe kulla nga 23 kate u bë 30 kate”, tha ndër të tjera Kalaja”, tha Kalaja.


Shtuar 10.02.2025 23:13

Tags: ,