“Arrestimi i Vangjush Dakos mashtrim politik” banori i pallatit në Durrës: 6 muaj burg do të bëjë, i bëja dhe unë

Ka folur për mediet një prej banorëve të pallatit që denoncoi ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Banori i pallatit thotë se pallati është ndërtuar jashtë çdo standarti. Bashkim Gjika, shprehet për News 24 se e ka çuar këtë çështje në të gjitha strukturat e dfrejtësisë, deri të ambasada Amerikane.

Ai u shpreh se veprimet e SPAK ndaj, Vangjush Dakos janë një mashtrim politik. Sipas banorëve, pallati i tyre ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ishte klasifikuar i banueshëm ne nivelin e dëmit DS2, në një kohë kur animi tij është përcaktuar nga ekspertët në nivelin 51 cm, ndërsa eksperët privat e klasifikojnë mbi 60 cm.

Ata akuzojnë Bashkinë, Institutin e Ndërtimit si dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për fshehje të dëmit real të pallatit.

“E kam blerë apartamentin. I kam paguar. Kur erdha nuk mu duk shtëpia në rregull dhe bëra denoncimin për firmën dhe personelin bashkiak. Më pas ra tërmet dhe u prish shtëpia. Kam bërë denoncime të pandërprera, dhe në SPAK dhe në Ambasadës Amerikane. Kërkoj shtëpinë time, kaq dua. Prokurori Bledar Bejko ka fshehur të gjitha provat. Pas 4 vitesh nga tërmeti, asgjë nuk është bërë. I drejtohem çdo javë KPA. Ai kaloi vettingun në shkallë të parë dhe s’më takonte më dhe thoshte; fatkeqësi natyrore. Pallati nuk kishte asnjë pilotë dhe ndaj është ndërtuar jashtë procedurave dhe ndaj ka rënë. 85 cm është anuar. Ndaj s’e ka mbajtur dot veten. Është jashtë çdo standardi. Nuk duhet të jetojnë as njerëzit që janë dhe përqark, dhe jo më brenda jo e jo. Vendimi i shembjes ka dalë. Duhet të shembet dhe të rindërtohet. Pallatit tonë nuk i ka dalë emri për t’u strehuar diku, pasi është pallat i denoncuar. Kjo është politikë. Këtu është bërë diçka politike. Po luhet diçka tjetër, kjo nuk është provë. Pronarit të kompanisë nuk i janë bllokuar asgjë. Nuk ka asnjë provë. Që të bllokoheshin bankat në moment. Me gjithë ato lekë që ka marrë ai, do bëjë 6 muaj burg. Po ashtu shkoj dhe unë dhe bëj burg. Ne kemi qenë 44 familje, kërkojmë hyrjet tona. Ne menduam se vdiqëm, Zoti e di se si kam dalë. Unë jam me diabet, më ka nxjerrë një banor. Ne duam rindërtimin e pallatit dhe lekët e gjëra që kemi lënë brenda. Po jetoj me qira, dhe se marrim as bonusin e qirasë. Po bëj 2-3 muaj që nuk marrim lekë më, janë hedhur të gjitha për votime.”, tha ai.


Shtuar 8.06.2023 11:25