Arrestimi i Vangjush Dakos, Berisha: Ulsi Manja nxori sekretin hetimor

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar Ulsi Manjën se ka nxjerrë sekretin hetimor për arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Sipas tij, është minsitri Manja ai i cili informoi Dakon për urdhrin e SPAK.

Ashtu siç u mësuar, SPAK e kishte lëshuar urdhër-arrestimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit që të premten, por urdhri u zbatua 4 ditë më vonë, ditën e martë.

Berisha: Vendin e ke te Gjushi, se je ti që njoftove Gjushin 4 ditë më parë, dekonspirove dhe tani i thua SKAP-it “nxirre se kush ta nxori sekretin.” Ulsi Manja e nxori sekretin. Ky është njeriu i pazareve me Edi Ramën, ky merr përsipër të gjitha pazaret. I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Se je ti një lloj jargoje, që ke vetëm veten shok…dhe mos më ndërpre të lutem shumë.

Ditën e sotme, Vangjush Dako ndodhet në ambientet e GJKKO dhe pritet të njihet me masën e sigurisë./Albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 13:02