Arrestimi i Saimir Tahirit, Evi Kokalari nxjerr dokumentet: Paguante nga 20 mijë euro për të gënjyer politikanët amerikanë (FOTO LAJM)

Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar ish-ministrin Saimir Tahiri pas arrestimit të tij.

Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale disa dokumente të cilat sipas saj vërtetojnë sesi Tahiri në vitin 2020 i ka paguar 20 mijë euro për trimestër një kompanie lobimi në Amerikë që të “pastronte emrin” e tij mbas publikimit të dosjes në Itali.

“Saimir Tahiri në 2020 i paguante 20,000€ për trimestër një kompanie lobimi në Amerikë që të “pastronte emrin” e tij mbas investigimit në Itali.

Domethënë, meqënëse dje u gjënd i fajshëm, Saimir Tahiri pagonte 20,000 € për trimestër që të gënjente politikanët Amerikan!!”, shkruan Kokalari./albeu.com/


Shtuar 6.02.2022 09:55