Arrestimi i Roven Zekës hap çështje të vjetra/ Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat ndaj tim biri…

Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Enver Sinakoli, kunat i Ardian Capjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste.

Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte shoku i tij Marlen Goxhaj me nusen e tij shtatzënë të ndjekur nga pas nga Usama Gashi që ka bërë kallëzim të pretenduar të rreme nga Enver Sinakoli.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nga këqyrja e parë që u bë në kohën e kallëzimit, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor, ku i pranishëm në këqyrje ka qenë vetë Roven Zeka.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku 14 orë pas ngjarjes, pa patur urdhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje duke spostuar dhe ndryshuar vendin e ngjarjes .

Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016, me 3 të vrarë e disa të plagosur, ngjarje e cila edhe sot mbetet pa autor.

Ai thotë se nuk e ka bërë kallëzimin më herët, pasi nuk ka besim tek institucionet, por sot që SPAK po heton Zekën dhe vartësit e tij, vendosi të dorëzonte provat. Sinakoli pretendon se Zeka dhe i besuari i tij, Ulian Shpataraku, dilnin në terren në Elbasan me makina luksoze pa shenja dalluese dhe bënin aksione të paligjshme, pa urdhër prokurori.

Në kallëzim, Sinakoli pretendon se ngjarja e parë e manipuluar është ajo e datës 15 korrik 2023, ku djali i tij ishte duke udhëtuar në një automjet që drejtohej nga Marlen Goxhaj.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku pa patur udhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Episodi i dytë, lidhet me ngjarjen e datës 19.09.2023 ku Marlen Goxhaj po udhëtonte me mjetin e tij, kur policia pretendon se i ka bërë shenje të ndalonte, por ai ka refuzuar.

Ndërkohë, që Goxhaj pretendon se në momentin që është nisur të dalë nga parkimi, në sfond në krye të rrugës shfaqet një BMW X5 e bardhë me xhama të zinj dhe një Range Rover i Bardh me Xhama të Zinj, të cilat i bllokojnë rrugën e daljes.

I friksuar dhe duke parë dy automjete luksoze me xhama të zinj, Marlen Goxhaj ikën mbrapsht në mënyrë që t’i shmangej dy automjeteve që i bllokuan rrugën. Dy automjetet luksoze i vihen nga pas dhe e ndjekin në distancë.

Ai pretendon se automjetet luksoze nuk kanë asnjë shenje dalluese dhe nga makinat nuk kanë zbritur asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që ai të dallonte që ishte policia.

Për këto dy episode, Sinakoli kërkon hetimin e Zekës dhe Edison Tabakut si dhe të zyrtarëve të tjerë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.


Shtuar 27.04.2025 15:05