Arrestimi i punonjësit të Policisë Rrugore, SHÇBA jep detaje

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka dhënë detaje për arrestimin e efektitit të Policisë Rrugore.

SHÇBA bën me dije se në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:

– K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;

– K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 16:45