Arrestimi i Fredi Belerit, ministri i Jashtëm grek do të takohet me Olta Xhaçkën në Oslo

Ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme të Greqisë, Vassilis Kaskarelis, në kuadër të takimit  jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, ka planifikuar të takohet me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Mësohet se një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe Panteli Kokavesi.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm grek është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimin e, ndërsa njëkohësisht jepen udhëzimet e duhura për trajtimin e çështjes në fjalë.

Thuhet gjithashtu se pas udhëzimeve përkatëse, ambasadorja greke është takuar së fundmi me të dy të arrestuarit dhe është në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit dhe avokatët e tyre./Albeu.com.


Shtuar 31.05.2023 13:48