Arrestimi i Erion Veliajt/ Rama në Bashkinë e Tiranës, takim me nënkryetarët (VIDEO)

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë takime me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, hap ky që vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë, ka mbërritur në Bashki rreth 1 orë pas komunikimit të tij live me ndjekësit në rrjetet sociale, ku foli për prangosjen e Veliajt.

Nga pamjet shihet se kryeministri del nga Bashkia e Tiranës, i shoqëruar nga një prej nënkryetareve Anuela Ristani.

Rama dhe Ristani bisedojnë për pak çaste, para se kryeministri të largohet.

Në takimin me kryeministrin Edi Rama, kanë qenë 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.

Rama u shpreh më herët se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, po trajtohen si kriminelë.

Ai tha se Veliaj u arrestua pa gjyq, ndërsa shtoi se gjykatësi “dënoi” edhe një fëmijë 6 vjeç të cilin nuk ka kush ta shoqërojë në shkollë.

Kryeministri theksoi se procesi hetimor ndaj Veliajt është i çuditshëm, ndërsa shtoi se gjithçka nisi nga një novelë anonime në shkurt të vitit të kaluar, kur një person me gjeneralitetet Nesti Angoni kallëzoi në SPAK, kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

 


Shtuar 11.02.2025 11:53