Tre persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat nga Policia e Shtetit, fill pas arrestimit të vrasësit serial Nuredin Dumani.
Ata dyshohen se e kanë pasur ditur për veprimtarinë e Nuredin Dumanit.
Kujtojmë që Dumani u arrestua mbrëmjen e së martës në një apartament në Fier ku u gjend i plagosur pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit.
Gjithashtu bashkë me Dumanin u arrestua dhe Hajredin Hoxha, i cili u gjet i armatosur si dhe dyshohet se ishte ai personi që ndihmoi Dumanin të largohej nga vendngjarja./albeu.com/