Policia e Tiranës, ka bërë publike detaje të reja nga arrestimi i Edison Elezaj, djalin e biznesmenit Hajri Elezaj (Pronar i ujit Lajthiza), i cili akuzohet për një plagosje të trefishtë në 27 korrik të këtij viti në rrugën e Kavajës.
Në momentin e arrestimit, 32-vjeçari ka qenë në një dhomë hoteli në Kukës.
Ndaj Elezajt, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Oda” nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.
Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje.
Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oda”.
Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Çfarë ndodhi në restoring tek rruga e Kavajës?
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 në ambientet e restorantit “Savoy Garden” tek kompleksi “Delijorgji”, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP.
Edison Elezaj, shkrepi tre herë armën e tij pa leje tip “TT”, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, 36-vjeçaren Elona Pinari, vëllain e saj binjak A. Pinguli, 36-vjeç, dhe vëllain e tyre dy vite më të vogël D. Pinguli, 34-vjeç.
Ata u paraqitën menjëherë në një spital privat, ku vajza kishte marrë plagë më të rënda. FNë atë kohë, fillimisht Policia e Tiranës e paraqiti sikur Edison Elezajt i ishte shkrepur arma aksidentalisht, pa sqaruar se çfarë kishte ndodhur dhe pas denoncimit në media, e shpalli atë në kërkim, duke i rënduar dhe akuzën për plagosje të rëndë me dashje.
Policia vuri në pranga dhe dy shokët e Edison Elezajt që fshehën armën e krimit, Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj, ndërkohë që u sekuestruar dhe arma e krimit.
Në atë kohë nuk u sqarua se pse djali i biznesmenit të njohur, duhet të festonte me armë zjarri në brez. Pritet një komunikatë nga ana e Policisë në lidhje me arrestimin e Edison Elezajt.