Arrestimi i Breçanit, Berisha: Kushdo që shkel ligjin, të bëhet përgjegjës

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët ka folur lidhur me arrestimet e bujshme të SPAK, ku në pranga ra edhe ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani.

Berisha tha se për Breçanin ka vetëm një qëndrim ligjin dhe vetëm ligjin.

Berisha: Erzen Breçani të garantoj se nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, badigard i Sali Berishës dhe kjo është një gënjeshtër e bazuar në mashtrime.

Nuk ka qenë jo se Sali Berisha ka pasur vërejtje për të, ai ka qenë një polic gjerësisht i vlerësuar në kryerjen e detyrës në të gjitha postet që ka pasur. Kështu që t’i themi ato siç janë.

Së dyti, për Erzen Breçanin dhe për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të bëhet përgjegjës para ligjit./albeu.com


Shtuar 24.11.2023 13:39