Arrestimi i Belerit, Rama i përgjigjet Greqisë: Askush nuk mund të kontenstojë drejtësinë shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në daljen e tij të parë publike pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, u është ëprgjigjur mbrëmjen e së hënës interesit të gazetarëve për marrdhëniet me Greqinë, pas arrestimit të Fredi Belerit.

rama tha se do të respektojë fushatën elektorale në greqi dhe nuk do të flasë për momentin për këtë çështje, por i bëri thirrje shtetit grek që të respektojë vendimet e institucioneve shqiptare.

Ai tha se si për shtetasit shqiptarë ashtu dhe për ata grekë që jetojnë në territorin shqiptar ka vetëm një drejtësi, dhe askush nuk mund ta kontenstojë.

Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem i qartë. Së pari dua të respektoj zgjedhjet në greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë vetëpërmbajtje nga ana jonë, sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme sëbashku me qeverinë greke, për të ngritur një urë të re të madhe të fortë bashkëpunimi e për ta çuar në një nivel tjetër marrdhënien tonë. Nga ana ime jam i vendosur të bëj maksimumin përpara sesa të jem i detyruar të reagoj profesionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë i pari që si kam kontestuar asnjëherë vendimet e tyre, e jo më pastaj të tjerë e nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre. Dua të kujtoj se dy apo tre ditë para regjistrimit të kdandidatëve prokuoria dhe policia arrestuan një kryetar bashkie dhe një kandidat me shumë gjasë të PS në Bulqizë, për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma sot nuk e njoh në thelb se çfarë është. As s’ë ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe të kërkoj ova se kështu dua unë dhe kur dua unë. As s’më ka shkuar mendja të vë në diskutim rolin e tyre. Unë besoj që nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për qytetarët e republikës së shqiëprisë me kombësi shqiptare dhe ata me kombësi greke, është e jëjta drejtësi, jo dy. E thamë me të metat dhe barrën e tyre. Nuk do të flas deri nëmabrimin e zgjedhjeve në Greqi, pastaj do flas. Minoriteti grek nuk ëhstë mish për top për fushatën elektorale as në greqi e as në Shqipëri. Zgjedhjet në Himarë treguan një gjë tjetër, ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa asnjë pengesë, pa asnjë incident”, tha Rama.


Shtuar 15.05.2023 22:22