Arrestimi i armikut të Martinajt në Belgjikë, gazetarja: Njeriu “kyç” për fundosjen e “klanit” Duka, ja roli i policëve

“Kreu i klanit famëkeq “Duka” është arrestuar sot në Belgjikë, pasi prej tre vitesh ishte shpallur në kërkim.

37-vjeçari Leonard Duka fshihej në një banesë private në një provincë të Belgjikës, Wemmel, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Open” tha se duka arriti të rekrutonte edhe punonjës policie, ndërsa shtoi se rënia e Leonard Dukës  në prangat e policisë mund të shënojë edhe fundin e klanit “Duka”.

Klodiana Lala: Fatmir Hyseni nga Vlora, një personazh që përplasjet e para i ka pasur me Edison Harizaj që u vra më pas në Durrës. Me Ervis Martinaj kanë qenë shumë miq, filluan biznesin me lojërat e fatit, u përplasën shumë keq. Ka pasur të përfshirë edhe efektivëve të Policisë. Ka disa pamje filmike të lokalit La Famiglia, Blendi Teta sipas të dhënave ka hyrë në një burg të sigurisë së lartë dhe ka takuar një ndër personazhe të botës së krimit. Përpara se të vriste Santiago Malkon. Duka me klanin e tij tentoi të vriste Ervis Martinaj.

Arriti të rekrutonte një punonjës policie dhe mendohej se krimi do kryhej në Turqi, por që nuk u krye. Në momentin që dështoi për të eliminuar Ervis Martinaj u hakmor ndaj një njeriu të tij të besuar, Santiago Malko. Mendoj që rënia e Leonard Dukës në prangat e policisë belge do të shënojë edhe fundit e klanit Duka. Ka pasur kërkime nga ana e policisë për lidhje me ngjarje të tjera. Në këndvështrimit tim, Ervis Martinaj sot konsiderohet i zhdukur. Ekspozimi i këtyre dy grupeve kriminale, bëri që këta grupe sikurse u vunë në qendër të vëmendjes , ashtu edhe përfunduan në veprimtarinë e tyre./Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 22:29