Rexhep Arapi, i njohur dhe si “Kepi Arapi’, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit, ndërkohë ishte arrestuar më 32 Mars 2023 në aeroportin ‘Nënë Tereza’, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ai u ndalua teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Ndaj tij, Gjykata e Apelit e Genovas në Itali, e kishte dënuar me 7 vjet për për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm dhe i kishin mbetur për të vuajtur dhe 4 vite të tjera burg.
Ndërkohë, sot i njohuri si i forti i Durrësit, u prangos në banesën e tij në Sukth me urdhër të SPAK.
Mësohet se Kep Arapi, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.
Dy vjet më parë, më 30 korrik të 2021, Rexhep Rapi u arrestua me armë në lokal.