Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulan Balla ka reaguar për arrestmet në Ministrinëe Financave pak ditë më parë, pasi një skandal korrupsioni u zbulua.
“Nuk kam asnjë koment kur bëhet fjalë për arrestime. Përgjegjësit penale dhe ligjore janë personale, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet”, tha Balla pas mbledhjes së grupit.
Kujtojmë që me urdhër të SPAK u arrestuan sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj së bashku me dy zyrtarë të tjerë, përkatësisht, drejtori i çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesi privat Alban Ruli.
Sipas SPAK, të arrestuarit i kanë kryer shkeljet ligjore pasi kanë pranuar shpërblimin prej 82 milionë lekësh nga shtetasi Ilir Thana. /albeu.com