Ditën e sotme, kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me masat e sigurisë që vendoset për personat nën hetim.
Rama jo më larg se mëngjesin e sotëm, deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime “pa gjyq” nga ana e SPAK.
Ndërkohë që Dumani ka deklaruar se përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv, është e dështuar.
“E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar. SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.
Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi i shtetit jashtë shtetit.
Situata në raportin me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK.
Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg. Kështu që SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit”, tha Dumani.