Arratisja e mirëplanifikuar e Altin Ndocit, në hetim të gjithë personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg dhe familjarët

Kanë kaluar dy ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali infektiv në Durrës, hetimet janë shtrirë te të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me të gjatë gjashtë muajve të fundit në burgun e Durrësit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije për korrespondenten Klodiana Haxhiaj, se personat që e kanë takuar Ndocin rezultojnë të jenë edhe organizatorë të dyshuar të planit të arratisjes.

Autoritetet po verifikojnë tabulatet telefonike të familjarëve, si edhe të çdo personi që ka pasur kontakt me të në ambientet e burgut.

Sipas të dhënave paraprake, arratisja dyshohet se ka qenë e mirëplanifikuar.

Ndoci është shoqëruar drejt spitalit pa pranga dhe vetëm nga dy punonjës të policisë së burgjeve, ndërkohë që protokolli i sigurisë parashikon shoqërimin nga katër efektivë.

Nderkohe per kapjen e tij kontrolle po zhvillohen në shumë banesa ne Pukë vendlindjen e tij, në Tiranë dhe Elbasan.

Makina është parë për herë te fundit ne autostradën Durrës Tiranë, territor te Tiranës dhe më pas eshte zhdukur.


Shtuar 15.01.2026 12:02