Arratisja e dështuar me çarçafë, e pësojnë keq 3 të burgosurit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka nisur një hetim për disa prej gardianëve të cilët dyshohen sa kanë bashkëpunuar më 3 të burgosurit më qëllim arratisjen e tyre.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çelepe janë vendosur në izolim për 90 ditë.

Ky është çarçafi i modifikuar, qe 3 të burgosurit;  Arbër Cekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Celepe, e sajuan dhe përdoren ne tentativën për tu arratisur nga burgu 313 ne Tiranë .

Ishte ora 15:15 minuta kur të gjithë të burgosurit kishin orarin e ajrimit.

Sipas njoftimit  të policisë së burgjeve, Lulzim Celepe i cili vuan dënimin për shfrytëzim prostitucioni, dyshohet se krijoi një situatë kaotike brenda qelisë duke prerë damarët.

Pas kësaj situatë disa prej gardianëve kanë shkuar për të parë situatën e Celepës, dhe ky moment është shfrytëzuar nga dy te dënuarit e tjerë Cekaj dhe Pjetri për tu arratisur.


Shtuar 9.08.2021 17:14