Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit/ Një ditë para komunikoi në telefon me një person, bastisen disa banesa

Teksa bëhen 1 javë nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit në Lezhë, policia e shtetit ende nuk ka rënë në gjurmë të tij.

Burime për gazetarin e Ora News Edison Vatnikaj, bejmë më dije se deri më tani janë kontrolluar disa ambiente, banesa dhe xhami.

Nga vëzhgimi nuk është arritur sigurimi i proves për gjetjen e tij.

Një tjetër pikë, ku janë orientuar kontrollet janë edhe mbi personat që e kanë takuar në burg, apo kanë komunikuar me të.

Të njejta burime shtojne se një ditë para arratisjes Laze, ka folur në kabinën telefonike me një person që policia e ka verifikuar por pa rezultat.

Nga kamerat e sigurisë rezulton se Daut Laze, ka lënë ambientet e spitalit të burgut të Shënkollit dhe nëpërmjet një dere të vendosur në mur ka kapërcyer telat me gjemba.

Nga kontrolli i dhomës së Lazes mungojnë disa libra, për të cilën dyshohet që i ka marr gjatë arratisjes.


Shtuar 10.02.2025 09:35